Shefi i asamblistëve të VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, është parë duke e neglizhuar tërësisht angazhimin e ministrit të Kurtit i cili tash e disa muaj “është i vendosur” në zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit, që është miratuar në Kuvendin e Kosovës para 10 viteve.
Ndonëse Qeveria Kurti tashmë ka filluar një iniciativë, për të cilën po zotohen se do ta mbajnë, është pikërisht Gëzim Sveçla i VV-së ai i cili po e injoron tërësisht insistimin e Ministrit të Kurtit për respektimin e ligjit.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ditë më parë kishte njoftuar se, si rezultat i mosrespektimit të ligjit për duhanin ka filluar gjobitja e shkelësve të këtij ligji.