Kryetari Shehu, pasi që ka falënderuar Tafilajn për vizitën dhe për gjithë veprimtarinë e tij atdhetare, e ka njoftuar për zhvillimet komunale dhe planet qeverisëse, ku prioritet do ketë arsimi, shëndetësia dhe zhvillimi i turizmit si njëri nga sektorët e zhvillimit ekonomik. “Ju përgëzojmë për kontributin që po jepni në promovimin e vlerave tona kombëtare, duke mos kursyer në botimin e librave historike, shkencore apo të natyrave tjera. Puna e bashkatdhetarëve tanë në botë, e sidomos Lobi shqiptar në Shtetet e Bashkuara, është garancë për miqësinë e këtij shteti me Kosovën”, është shprehur kryetari Shehu, duke i bërë të ditur disa nga projektet qeverisëse të cilat mund të realizohen me përkrahje të donatorëve vendor apo ndërkombëtar. Ndërkaq, drejtori i Shtëpisë botuese “Jalifat Publishing”, veprimtari i palodhshëm, Ramiz Tafilaj, është shprehur i lumtur se Kosova si një nga shtetet më pro amerikane, çdo ditë e më shumë po zhvillohet, sidomos me investimet infrastrukturore. “Kosova është vend strategjik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj nuk është e rastësishme miqësia me këtë shtet. Interesi amerikan është që të jetë e pranishme në Gadishullin ballkanik, ndaj Kosova dhe Shqipëria janë shtete strategjike për interesa amerikane”, ka thënë Tafilaj, i cili i dhuron kryetarit Shehu disa ekzemplarë të librit “Krimet serbe në Deçan dhe Junik”, të autorit Adem Lushaj, libër i përkthyer në gjuhën angleze!
Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected]
Tel: +383 38 742 282
Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.
Partnerët: