Për këtë çështje është pyetur sot kryetari i ri i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili para gazetarëve tha se po të vendosë Kushtetuesja se vendimi i Osmanit ka qenë jokushtetues, atëherë ai ia lëshon vendin Dakës sërish.
Por, në pyetjen se nëse ai është i emëruar politik, Radoniqi s’pati koment.Megjithatë, në konferencë për media, Radoniqi ka lavdëruar punën e Dakës dhe ka thënë se do të vazhdojë punën e mirë të saj.
“Do të punoj në bazë të ligjit dhe pa anime politike”./Botapress/