Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, sot do t’a vizitojë ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli në Hagë.Këtë e ka bërë të ditur vet Arifi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
“Vizitë krerëve të UÇK-së në Hagë.
Të shqetësuar me procesin e padrejtë ndaj burrshtetasve tanë, nesër do të qëndroj në Hagë për të vizituar ish kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Të bindur, ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare në krye me ata që sot bartin emrin e Lirisë!
Ndërsa nesër do të jemi live pas takimit!” shkroi Arifi.