Kryeministri i Malajzisë nuk pëlqen luksin si Kurti, heq dorë nga vetura luksoze

Përkundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, kryeministri i ri i Malajzisë, Anëar Ibrahim, nuk pëlqen luksin. Pasi ky i fundit ka hequr dorë nga limuzina luksoze “Mercedes-Benz S600″, si automjet zyrtar.

Anëar Ibrahim, i cili filloi detyrën si kryeministri i 10-të i Malajzisë, tha se në vend të mjetit luksoz do të përdorë ndonjë makinë tjetër të thjeshtë e cila ndodhet në kryeministri.

“Ju bëj me dije se kam refuzuar të përdor automjetin e markës Mercedes S600, i cili më është blerë dhe furnizuar nga Kryeministria para se të marr detyrën. Nuk dua të bëhen shpenzime të reja për mua”, tha ai.

Gjithashtu, ai tha se nuk do të marrë rrogën e kryeministrit dhe se në zyrën e tij nuk do të ketë mobilje të reja.

Më tej, Ibrahim, ka deklaruar se do të zvogëlohet edhe numri i ministrave në kabinet, tha se ministrave në kabinet u është kërkuar që të mbështesin propozimin për uljen e pagave.

Derisa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte shfaqur tri herë me video selfie nga xhipi i tij, një veturë e urryer gjatë kohës sa ishte në opozitë.

Paraqitjet e tij nga xhipi i zi janë bërë tashmë virale. Vërehet qartë që pasagjeri Kurti është komod në veturën luksoze./Botapress.info/

ngjashme