Kuri: “Nuk duam konflikt por agresorit do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë”. Kryeministri Kurti: Ministri i brendshëm Sveçla është në kontakt me Komandantin e KFOR-it Ristuccia.
Barrikadat e kriminelëve me maska në veri duhet të hiqen menjëherë. Kosova është vend i qytetarëve të lirë e punëtorë, pa dallim etnie e feje, gjinie e moshe. Kriminelët dhe rusofilët do të dështojnë. Republika e Kosovës do të fitojë” Këto janë dy deklarimet e fundit që kryeministri i Kosovës Albi Kurti i bëri vetëm një ditë pasi u tërhoq nga vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat veriore të Kosovës shkruan Botapress.
Kjo retorikë e Kryeministrit Kurti ka dy “pamje” të karakterit të paqëndrueshën të tij: Retorika e parë “..agresorit do t’i përgjigjemi me tërë fuqinë që kemi” është populliste dhe propagandistike për nevoja të brendshme politike, ndërkaq; Retorika e dytë: Barrikadat e kriminelëve me maska në veri duhet të hiqen menjëherë” shpreh pafuqinë ekzekutive të Kurtit dhe varësinë e tij prej “zëvendësministri” përballë faktori ndërkombëtarë siç janë vendet e Quintit, KFOR i, EULEX i e të tjerë. Pra kur thua “ndaj agresorit do të veprojmë me tërë fuqinë që e kemi.. atëherë duhet të veprosh e jo të kërkosh ndihmë nga TË TJERËT dhe të deklarosh se ” Barrikadat e kriminelëve me maska në veri duhet të hiqen menjëherë”.
Pra jo “duhet të hiqen, por Barrikadat e kriminelëve me maska në veri DO TË HIQEN menjëherë. Kuptimi i dy foljeve “…duhet të hiqen” dhe “do të hiqen” nuk është i ndryshëm vetëm në trajtën gramatikore” por edhe edhe në aspektin e veprimit strategjik të Kryeministrit Kurti. Kur thua “…ndaj agresorit do të veprojmë me tërë fuqinë që kemi” atëherë VEPRO e mos kërko nga të tjerër që të veprojnë sipas kërkesës tënde e që pastaj suksesin eventual, në rastin konkret të largimit të barrikadave të bandave me maska, t’ia përshkruash vetit.
Pra, Kryeministër vepro me tërë fuqinë që ke e mos kërko ndihmë nga të tjerët! Ose mund t’bêsh disa “tërheqje taktike” siç i kanë bërë paraardhësit tuaj duke dëshmuar se edhe ti je i njëjtë si të tjerët, veç emrin e ke ndryshe, shkruan Botapress.