Kryediplomati i Togos jep lajmin e keq për Kosovën

Shefi i diplomacisë së Togos, Robert Dussey, gjatë një deklarate të fundit ka thënë se tërheqja e njohjes për Kosovën është “përfundimtare”.

Togo e kishte njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës në vitin 2014.

Por, tash po del se e ka revokuar përnjëmend këtë qëndrim.

LEXO EDHE KETE

Mjekët kërkojnë që koeficienti të jetë 132 euro

“Ne në Togo e njohim vetëm një Serbi, atë uniken. Më vjen mirë që e përmendët tërheqjen e njohjes së Kosovës, ajo tërheqje është përfundimtare,” – është shprehur Dussey.

Ai shtoi se 54 shtetet afrikane përbënin një të tretën e shteteve anëtare të OKB-së, duke u ankuar se diplomacia serbe për një moment ishte larguar nga Afrika për t’u rikthyer sërish përmes Ivica Daçiq.

E ky i fundit ndërkohë shtoi se pas vizitës së tij në këtë shtet, Togoja kishte vendosur të tërhiqte njohjen e Kosovës.

Dussey do të takohej edhe me presidentin serb Vuçiq dhe me ministren e jashtme Bërnabiq./Botapress.info/

ngjashme