• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kritikohet sistemi i alarmit për vërshimeve në Gjermani: Dështim monumental

nga Bota Press
20 Korrik, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Botapress 20 Korrik – Gjermania po e pyet veten se si është e mundshme që një nga shtetet më të pasura në botë të zihet në befasi nga ngjarjet e motit ekstrem të javës së kaluar, në kohën kur po dalin hollësi të reja për atë se si paralajmërimet e hershme rreth reshjeve rekorde dhe vërshimeve të pritshme nuk arritën deri te komunitetet që ishin më së shumti në rrezik.

Ndonëse Sistemi Evropian për Vetëdijesim rreth Vërshimeve dërgoi paralajmërime specifike për rajonet më të goditura në Gjermani katër ditë para fillimit të reshjeve të mëdha, duket se vërshimet e shpejta prapë i zunë në befasi shumicën e banorëve, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.Profesorersha Hannah Cloke, hidrologe në Universitetin e Reading-ut, e cila e këshillon këtë sistem evropian, tha se numri i viktimave të vërshimeve në Gjermani është një dështim monumental i sistemit.

Sidoqoftë, ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, i mohoi pretendimet se zyrtarët federalë kanë bërë gabime dhe tha se paralajmërimet janë dërguar tek autoritetet lokale, të cilat më pasë kanë marrë vendime për mbrojtje nga fatkeqësitë.

Në anën tjetër, ministri rajonal i Punëve të Brendshme i rajonit perëndimor, Nordrhein-Ëestfalen, Herbert Reul, pranoi se sistemi i paralajmërimit të hershëm nuk ka funksionuar në mënyrë aq efikase sa ka mundur të funksiononte, por tha se nuk sheh ndonjë problem themelor në këtë sistem. Në rajonin që ai e udhëheq kanë vdekur 47 persona nga vërshimet.

Drejtori i zyrës federale për mbrojtje civile dhe asistencë në fatkeqësi duket se ua hodhi fajin autoriteteve lokale. “Infrastruktura paralajmëruese si e tillë nuk ishte problemi ynë, por pyetja se sa të ndjeshme janë autoritetet publike dhe popullsia në reagimin e tyre”, tha Armin Schuster.

Tags: AlarmiGjermani

Të ngjashme

Aktuale

Kërcënim rrëqethës nga agjencia ruse: Janë shpallur koordinatat e kryeqyteteve të anëtarëve të NATO-s

nga Bota Press
28 Qershor, 2022
Aktuale

Mbi 15 mijë euro për akomodim, hotelet luksoze ku qëndroi Kurti me ekip në SHBA

nga Bota Press
28 Qershor, 2022
Aktuale

Shokuese: Kurti vet i gjashti i shpenzoi kaq mijë Euro për “vizitën zyrtare” në SHBA

nga Bota Press
28 Qershor, 2022
Aktuale

VIDEO: Gënjeshtra publike e Kurtit “isha për dialog me parime”, këto janë parimet e shkelura prej tij

nga Bota Press
28 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Çka janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre
  • Kërcënim rrëqethës nga agjencia ruse: Janë shpallur koordinatat e kryeqyteteve të anëtarëve të NATO-s
  • Myftiu Tërnava viziton familjen e ish-presidentit Thaçi: Ende pa dalë në gjyq, rrjedha po i largon akuzat ndaj tyre
  • Raketa e dërguar nga ShBA vret një kolonel dhe 40 ushtarë rusë në Ukrainë
  • Del video kur notarja humb vetëdijen dhe fundoset në pishinë – Reagimi i publikut ishte i dhimbshëm

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.