• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Krejt çka po ndodhë mes Ambasadorit Dugolli në Uashington dhe Qeverisë Kurti në Prishtinë

nga Bota Press
28 Janar, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

 

 

Në nëntor të vitit 2021, Ilir Dugolli mori një detyrë të re si ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një vit e pak më vonë, duket se i njëjti nuk është shumë i kënaqur me këtë pozitë, të cilën, siç raportoi ekskuzivisht Nacionale, ka thënë se “nuk e ka marrë më dëshirë”. Veç kësaj, ai u ankua edhe për mungesë të takimeve, gjë e cila, vërehet qartazi edhe në llogaritë e ambasadës në rrjete sociale. Çka i thanë disa komentues këtij të fundit?

 

 

Ambasadori Dugolli duket se e përdor mjaft shumë rrjetin social Twitter, por përmbajtja e llogarisë së tij, është kryesisht e pasur me shpërndarje të takimeve të presidentes Osmani, kryeministrit Kurti dhe kryediplomates Gërvalla.

Takime të vetë Dugollit me zyrtarë amerikanë, atje ku edhe shërben, mungojnë. Të paktën, kështu shihet në llogarinë e tij.

 

“E pamundur të realizohet çfarëdo takimi…”

Se nuk po arrin të realizojë takime, ambasadori Dugolli ia ka komunikuar edhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Në raportin e siguruar nga Gazeta Nacionale, dhe që e ka cilësuar me të drejtë si “të frikshëm”, ai ka shumë ankesa.

Në një prej postimeve ku flet për një takim, që është ndër të paktit të shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter, komentuesit kanë pasur kërkesa ndaj tij.

“Shkruaj emrat, pozitat, edhe bonju tag personave që je taku. Se populli nuk i njeh sikur ti.” – shkruan një përdorues i këtij rrjeti social.

Një tjetër ndërkaq, duket se i ka krahasuar takimet e Dugollit me një homolog (ndonëse nuk dihet se për cilin e ka fjalën).

“Vllaqko jepi puno ma shumë, se homologu yt çdo ditë takime të rëndësishme, dije çfarë misioni ki.” – thuhet në një prej komenteve të tjera.

Situatë e njëjtë është edhe kah rrjeti tjetër social, Facebook. Përveç shpërndarjeve për ngjarje të ndryshme, takime të krerëve të shtetit të Kosovës, fytyra e ambasadorit Dugolli figuron shumë pak.

Gjithmonë, sipas asaj që paraqitet në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook, për një takim të ambasadorit Dugolli për herë të fundit është folur më 1 nëntor 2022, pra para afër tre muajsh.

Në këtë takim, ky i fundit siç duket ka pritur përfaqësues të universitetit RIT.

Ndërkohë, organizime që mund të konsiderohen si më të rëndësishme në të cilat është paraqitur Dugolli, janë ato si nëshkrimi i Marrëveshjes së Kompaktit me MCC-në dhe një pritje për festat e fundvitit e organizuar nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Për këtë të fundit, Dugolli nuk ka shkruar ndonjë fjalë nëse është biseduar rreth marrëdhënieve të Kosovës me aleatin e saj, përveç se e ka falenderuar për “pritjen e ngrohtë”.

Çka raportoi Nacionale?

Nacionale të shtunën e ka siguruar dokumentin e titulluar “Raport i shkurtër mbi vitin e parë të detyrës në ShBA” të përgatitur nga ambasadori Ilir Dugolli, dhe i cili i dërgohej shefes së diplomacisë së Kosovë.

Siç shihet, Dugolli ka dhënë “disa reflektime të shpejta” mbi punën e bërë përgjatë një viti derisa shprehet që detyrën si ambasador “nuk e ka pranuar me dëshirë për një numër arsyesh, si objektive ashtu edhe personale.”

 

Në pjesën ku flet për “Menaxhimin e Ambasadës”, Dugolli tregon për “kufizimet e shumta” me të cilat është përballur Ambasada përgjatë vitit për të cilin reflekton. Dhe më poshtë, është fjalia jashtëzakonisht problematike:

“Përderisa mund të ketë ambasadë tjetër të RKS-së që ka funksionuar me nivel të njëjtë të stafit, vështirë të ketë rast tjetër ku shkrihen në një vend mbështetja në një diplomat të vetëm, pa staf vendor, me trajtim nga shteti nikoqir që është larg më brutal se që mund të perceptohet në kryeqendër…”

Derisa raporton për “Komunikimin me shtetin nikoqir”, vetë Dugolli ka treguar për mungesën e takimeve duke thënë: “Në nivelin e shteteve dhe të autoriteteve lokale (përjashto Uashingtonin dhe ato që janë realizuar si pjesë e vizitave të nivelit të lartë), ka qenë e pamundur të realizohet çfarëdo takimi…”

Pikërisht për vizitat, ambasadori flet edhe në pjesën e fundit të këtij raporti tronditës. Ai thotë që një opsion mbetet “riaktualizimi i kërkesave për biseda telefonike me Sekretarin Blinken dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Sullivan përmes presionit të njëkohshëm” nga ambasada që drejtohet nga Dugolli dhe nga ajo në Prishtinë që drejtohet nga Jeff Hovenier.

 

Tags: Kurti Dugolli Gervalla

Të ngjashme

Aktuale

Njerëz të lidhur me ministrin Elbert Krasniqi marrin mbi 300 mijë € nga qeveria?

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Lajm i keq: Rryma pritet të shtrenjtohet të enjten për 15 përqind

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

Vdekje e dyshimtë në Vushtrri

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Aktuale

1402 grave dhe 71 burrave u aprovohet statusi i personave të dhunuar gjatë luftës

nga Bota Press
28 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Ushtroi dhunë ndaj gruas së tij, Gjykata merr një vendim për Vali Corleone
  • Opozita e kërkon, dorëheqja e Albulena Haxhiut mbetet në ‘moralin’ dhe ‘etikën’ e saj
  • Njerëz të lidhur me ministrin Elbert Krasniqi marrin mbi 300 mijë € nga qeveria?
  • Harta e re sizmike – E gjithë Shqipëria e rrezikuar nga tërmetet
  • Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.