Përmbledhje e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë natës në Ukrainë.Nata e kaluar ka qenë e përgjakshme në Ukrainë teksa Rusia vazhdon pushtimin
Të paktën 70 ushtarë ukrainas janë vrarë në sulmet ruse, kanë thënë zyrtarët ukrainas. Punëtorë të emergjencës janë duke tentuar të gjejnë ndonjë të mbijetuar nën rrënojaUshtria ruse është nisur drejt Kievit. Pamjet satelitore shfaqin një konvoj të armatosur që është 65 kilometra i gjatë
Qendra rajonale e Kersonit tani është rrethuar nga trupat ruse, kanë raportuar disa media, duke thënë se ushtarët dhe pajisjet ushtarake gjenden “në të gjitha anët”.
Dhjetëra civilë janë vrarë të hënën në sulmet ruse me raketa në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Harkiv
Qeveria e Ukrainës ka thënë se planifikon të shesë bono të luftës për të paguar forcat e armatosura/rel