Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër pas shpalljes së Kuvendit të Kosovës si të konstituuar, edhe pse ende nuk është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb – një detyrim kushtetues.
“Qytetarët po e shohin dhe nuk do ta harrojnë. Përtej talljes me shtetin, është bërë edhe e rrezikshme”, deklaroi ai.
Krasniqi krahasoi mënyrën e zhvillimit të seancës me një spektakël televiziv.
“E kanë kthyer në Big Brother Kuvendin – me pa kush po eliminohet e kush po humb. Kjo s’ka ndodhë asnjëherë. Ka mungesë totale të përgjegjësisë dhe shpërfillje të rendit kushtetues”, shtoi ai.
Ai paralajmëroi se me këtë qasje, Vetëvendosja po thellon shkeljet kushtetuese: “Janë duke sharruar edhe më tej në shkelje kushtetuese”



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,