Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se të martën bëhen një vit nga zgjedhjet që u patën mbajtur në katër komunat në veri. Ai e përmendi që atëherë e kishin shtyrë dy herë afatin e zgjedhjeve “për t’i dhënë mundësi të gjithëve”.
Zgjedhjet e atëhershme u patën bllokuar nga partitë dhe qytetarët serbë.
Edhe 2 ditë bëhet 1 vit nga procesi zgjedhor për kryetarët e komunave në 4 komunat në veri të Republikës së Kosovës. 2 herë e patëm shtyrë afatin e zgjedhjeve vetëm për t’i dhënë mundësi të gjithëve. Me urdhër të Beogradit asokohe Lista serbe nuk mori pjesë në zgjedhje dhe në komuna u vendosën kryetarët legal që janë edhe sot.”
Krasniqi ka thënë se kanë hartuar Udhëzimin Administrativ që t’ia mundësojnë qytetarëve në Veri dhe jo vetëm që të shkarkojnë kryetarët përmes përcaktimit qytetar.