Rrezarta Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se byroja për konfiskimin e pasurisë po shitet si “luftë kundër korrupsionit”, por në realitet po merr formë tjetër, atë të përndjekjejes politike dhe kapjes së shtetit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi tha se kur krijohen institucione për t’i sistemuar militantët partiakë, nuk kemi reformë, por degradim të demokracisë.
“Pasuria e paligjshme duhet të konfiskohet pa kompromis, por jo me standarde të dyfishta dhe jo sipas interesit të një partie dhe militantëve të saj. Drejtësia nuk mund të jetë vegël e pushtetit”, shkruajti ajo.
Tutje ish-deputetja tha se kjo nuk është reformë, por është rrezik për demokracinë dhe rehatim i militantëve partiak.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,