Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar të mërkurën se në Qendrën Komunale të Numërimit po vazhdon procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave.
Sipas KQZ-së, “deri në orën 09:00 të ditës së mërkurë, janë verifikuar rezultatet e 75 vendvotimeve nga 105 sa i takojnë kësaj komune. Ky proces pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme”.
Një ditë më parë, të martën, është përmbyllur verifikimi i rezultateve të raundit të dytë në 17 Qendra Komunale të Numërimit: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë, Viti, Prizren dhe Pejë.
Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon edhe rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili kishte nisur një ditë më parë.
Sipas të dhënave të fundit, “deri në orën 09:00 të së mërkurës janë rinumëruar 10 vendvotime”.



Të tjera
Lajme Opinione
Bardhyl Mahmuti për Goxhajn: Kush është ky faqezi, zëdhënësi i protestave në Tiranë?
Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë