KQZ vendos tavanin e shpenzimeve për zgjedhje: 1 euro për çdo votues

KQZ ka marrë vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës për subjektet politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Sipas vendimit, çdo subjekt politik do të ketë të drejtë të shpenzojë deri në 2,092,202  (dy milionë e nëntëdhjetë e dy mijë e dyqind e dy)  euro për fushatën zgjedhore, që korrespondon me kufirin prej një (1) euro për çdo votues të regjistruar.

Ky kufizim, sipas KQZ-së, është përcaktuar në bazë të Rregullorja Zgjedhore nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar, si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve.

Sipas kësaj liste, numri i përgjithshëm i votuesve në Kosovë është 2,092,202, shifër mbi të cilën është bërë edhe përllogaritja e kufirit maksimal të shpenzimeve për subjektet politike.

Të tjera

Uncategorized

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka

Aktuale

Rritet numri i votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ ka prezantuar në mbledhjen e