Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë rreth 50 mijë pako individuale me fletëvotime për votuesit me postë për zgjedhjet e 7 qershorit, brenda një dite nga nisja e procesit.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ku ka theksuar se procesi i votimit jashtë Kosovës ka filluar më 21 maj për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës.
“‘Më 21 maj ka filluar procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit që janë regjistruar për të votuar përmes postës. Para fillimit të këtij procesi, KQZ, përmes operatorit ekonomik, ka dërguar jashtë Kosovës rreth 105 mijë pako individuale për secilin votues të regjistruar për të votuar përmes përmes postës. Në bazë të të dhënave, vetëm gjatë ditës së parë të votimit përmes postës, KQZ ka arritur të shpërndajë rreth 50 mijë pako individuale, të cilat përmbajnë edhe fletëvotimin’’, ka thënë ai.



Të tjera
Lajme
Punëtorët e RTK-së rrezikojnë sërish të mbesin pa paga
Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe
Aktuale
Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka
Lajme
Aksident i rëndë në Belgjikë, treni përplaset me autobusin e shkollës – disa të vdekur
Disa persona vdiqën pas një përplasje