Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se deri më tani kanë aplikuar për regjistrim 63 mijë e 997 nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Në një njoftim për media, KQZ-ja përkujton bashkatdhetarët se ka mbetur edhe një ditë afat për aplikim për të votuar jashtë Kosovës.
“Mos e humb mundësinë tënde që zëri yt të dëgjohet”, thuhet në një njoftim të KQZ-së në Facebook.
Tutje KQZ, ka bërë të ditur edhe për adresën për aplikim online, https://diaspora.kqz-ks.org/sq/, ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e