Të dielën në mesnatë do të përfundojë afati dy-javor për subjektet politike që të dorëzojnë listën me emrat e kandidatëve për deputetë në KQZ, me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Deri më tani, KQZ ka certifikuar 23 subjekte politike, prej të cilave 17 parti politike; 3 koalicione; 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Jashtë certifikimit nga KQZ ka mbetur partia Lista Serbe, e cila është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për KosovaPress se pas dorëzimit të kandidaturave për deputetë, ky institucion do të ndërmarrë veprimet e radhës për të verifikuar përshtatshmërinë e kandidatëve nëse përmbushin kriteret ligjore.
“Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Në përmbushje të detyrimeve ligjore lidhur me përshtatshmërinë/aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar, KQZ, nëpërmjet Zyrës, do të dorëzojë në disa institucione kërkesat e veçanta së bashku me listën e kandidatëve që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të verifikimit të tyre nëse janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”, tha Elezi.
“Emërimi i kryetarit të komunës paralele, strategji e Serbisë për destabilizim në Kosovë”Sipas nenit 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, një person nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet nëse bie në kategoritë e ndaluara nga ligji, përfshirë mbajtjen e funksioneve të veçanta publike, pozitat diplomatike, anëtarësinë në organet zgjedhore apo mosrespektimin e vendimeve të PZAP-it dhe KQZ-së. Kufizimi më i rëndësishëm është ai që ndalon kandidimin e çdo personi që në tre vitet e fundit ka një dënim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me së paku një vit burgim efektiv. /KP/



Të tjera
Uncategorized
Τα Καλύτερα Παιχνίδια Καζίνο στο Gxbet που Πρέπει να Παίξετε Σήμερα
Στο άρθρο αυτό θα ανακαλύψετε τα
Uncategorized
Waarom live casinospellen bij Igo Bet een authentieke ervaring bieden
In dit artikel bespreken we waarom
Aktuale
Grekët i bëjnë jehonë rezolutës, kongresmenët kërkojnë edhe mbështetjen e Athinës për Kosovën në NATO
Tre kongresmenë amerikanë kanë iniciuar një