Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se po vazhdon periudha për njoftimin e pjesëmarrjes ose mospjesëmarrjes në zgjedhje, si dhe deklarimin e koalicioneve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se afati 7-ditor ka nisur më 1 maj dhe do të përfundojë më 7 maj 2026.
Gjatë kësaj periudhe, të gjitha partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës janë të obliguara të njoftojnë KQZ-në, përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje, mospjesëmarrjen apo formimin e koalicioneve.
Sipas KQZ-së, këto obligime vlejnë për 53 partitë politike të regjistruara në vend.
Për informacione shtesë, Zyra ka vënë në dispozicion edhe një numër kontakti, 038 200 81 010, i cili është i qasshëm nga ora 08:00 deri në 16:00.



Të tjera
Lajme
Labinot Tahiri pret Osmanin: E gatshme për t’i dhënë më të mirën vendit
Labinot Tahiri, ka pritur në takim
Lajme
Irani kërcënon bazat ushtarake evropiane mes përshkallëzimit të Hormuzit
Irani ka nisur një valë të
Lajme
KQZ: Partitë politike kanë afat deri më 7 maj për deklarim në zgjedhje dhe koalicione
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka