KQZ: Më 11 tetor përfundon votimi përmes postës për votuesit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se më 11 tetor 2025 përfundon periudha e votimit jashtë Kosovës për shtetasit e Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Kjo periudhë kishte filluar më 17 shtator dhe vlen vetëm për 43,933 shtetas të regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës.

Deri më 11 tetor, votuesit e regjistruar jashtë vendit duhet të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotime në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së.

Për të ofruar mundësi të lehtë për votim përmes postës, kutitë postare janë funksionale në këto shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Mbretëri e Bashkuar, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

Të tjera

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive