Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e hyrjeve në vendin tonë nga qytetarët e Kosovës. Lëvizjet e shumta kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas të dhënave nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Emigracionin Kukës, vetëm paradite përmes pikës kufitare të Morinës kanë hyrë në Shqipëri mbi 3 mijë persona me mbi 900 mjete të vogla, pa përfshirë autobusët me grupe të organizuara. Një numër i konsiderueshëm udhëtarësh kanë kaluar kufirin edhe me motorë.
Fluks ka pasur edhe në drejtim të kundërt, nga Shqipëria drejt Kosovës, megjithëse me numër më të ulët krahasuar me hyrjet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri. Sipas të dhënave nga pala kosovare në pikën kufitare të Vërmicës, drejt Kosovës kanë hyrë 1 mijë e 850 shqiptarë me rreth 700 mjete.
Të dyja pikat kufitare po funksionojnë me procedurë të përshpejtuar dhe pa kontrolle të detajuara për qytetarët që udhëtojnë me targa të Kosovës gjatë fundjavave dhe festave zyrtare. Ndërsa në ditët e tjera të javës, kontrollet vijojnë normalisht deri në fund të muajit prill.
Pavarësisht fluksit të lartë, deri më tani nuk janë shënuar radhë apo pritje të gjata, pasi autoritetet kufitare po punojnë me ritëm të përshpejtuar për të përballuar lëvizjet e shtuara./ReportTV/



Të tjera
Aktuale
“Kobra” dhe dy të tjerë dënohen me nga 5 mijë euro gjobë për rrahjen brutale të një personi në Prizren
Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar
Ekskluzive Lajme
Çfarë ndikimi mund të ketë raporti i ekspertëve britanikë për Specialen?
Javën e kaluar është prezantuar nga
Aktuale
Fillon rigjykimi në mungesë ndaj të akuzuarit për krime lufte
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka