Tokë bujqësore ka mjaftueshëm, por një pjesë e madhe e saj vazhdon të mbetet e papunuar në Kosovë.
Njohës të bujqësisë thonë se më së shumti po mbillet grurë e perime, teksa kërkojnë të ndërmerren masa stimuluese për prodhuesit vendorë. Ministrja në detyrë e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, potencon se kanë ndërmarrë masa për forcimin e kapaciteteve prodhuese. Ekspertët ngrenë shqetësime për varësinë e mëtejshme nga importi.
Hektarë të tërë toke bujqësore janë mbuluar nga bari. Edhe pse Kosova ka tokë pjellore e kushte të mira për bujqësi, një pjesë e madhe e saj nuk po punohet.
Si rrjedhojë, në vend të prodhimeve të freskëta, qytetarët në të shumtën e rasteve konsumojnë produkte ushqimore që vijnë nga shtetet e tjera, pa ua ditur cilësinë e origjinën.
Imer Rusinovci, profesor i Bujqësisë, tha se diku rreth 50% mbillet me “grurë-misër dhe një prodhimtari të vogël të perimeve, bimëve aromatike mjekuese.
Shkaktarët kryesorë të mospunimit të tokës, sipas njohësve të fushës, janë kostot e larta të prodhimit, mungesa e fuqisë punëtorë, fitimi i ulët e importi.
Kurse Sejdi Rexhepi, profesor i Ekonomisë, tha se Kosova është e varur shumë nga importi.
Ministrja në detyrë e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila thotë për RTK, se kanë ndërmarrë masa për forcimin e kapaciteteve prodhuese vendore.
Ekspertët vlerësojnë se prodhuesit vendorë duhet të vazhdojnë të mbështeten financiarisht në mënyrë që tokat të mos mbesin djerrë.
Sipas Agjencisë së Statistikave, në mars të këtij viti Kosova ka eksportuar mallra me vlerë mbi 88 milionë euro apo 18.2% më shumë se në mars të vitit të kaluar, ndërsa ka importuar mbi 651 milionë euro mallra.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar