Në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku edhe do të zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës U21 dhe Shqipërisë U21, Dardanët bënë përgatitjet finale, me synimin që nesër mbrëma ta realizojnë fitoren e dytë në këtë cikël kualifikues.
Përzgjedhësi Nees tha se janë përgatitur tash e një javë si në aspektin teorik edhe në atë praktik për të dhënë më të mirën.
Ai e cilësoi derbi përballjen kundër Shqipërisë dhe pohoi se do të jetë një ndeshje e veçantë për të dy kombëtaret, ndërsa futbollistët Florent Hoti dhe Kreshnik Krasniqi përves optimizmit thanë se është ndjenjë e veçantë të luajnë dy kombëtare shqiptare mes vete.
Ndeshja Kosovë U21 – Shqipëri U21 zhvillohet nesër në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.