Qeveria e Timorit Lindor kishte rënë dakord të nënshkruante marrëdhënie diplomatike me Kosovën dhe Serbinë në të njëjtën ditë për të shmangur presionin diplomatik nga Serbia dhe aleatët e saj mbi Timorin Lindor, shkruan Gazeta Botapress.
Përderisa Serbia ka nënshkruar marrëdhëniet diplomatike me Timorin Lindor më 20 dhjetor 2021, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaspora nuk i është përgjigjur kërkesës së Timorit Lindor për nënshkrimin e dokumentit.
Situata me Timorin Lindor tregon se Qeveria e Albin Kurtit dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz po zbatojnë moratoriumin për njohjet ndërkombëtare dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare, pavarësisht kundërshtimit të tyre publik ndaj kësaj politike.
Burime te metros në Ministrinë e Punëve të Jashtme thonë se Gërvalla-Schwarz ka mbështetjen e presidentes Osmani-Sadriu për të mbajtur këtë kurs të profilit të ulët për Kosovën në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Ministrja Gërvalla Schwarz, burime në Ministrinë e Punëve të Jashtme thonë se e ka siguruar qeverinë gjermane se nuk do të provokojë asnjë betejë diplomatike me Serbinë, edhe pse nuk e ka mbështetjen e Kurtit për këtë qëndrim. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaspora duhet të bëjë publik komunikimin me qeverinë e Timorit Lindor dhe pse nuk i është përgjigjur./Botapress.info/