Besa Kabashi-Ramaj, udhëheqëse e Qendrës për Hulumtim, Dokumentin dhe Publikim ka thënë se Kosova që nga viti 2010, nuk ka strategji të re të sigurisë, e as plan të reagimit kombëtar që funksionon në raste reale.
Rama tha se që nga 2014-a, Kosova s’ka bërë me rishikim të sektorit të sigurisë, e as prioritet nuk e ka rishikimin e asaj që sot do të thotë siguri për qytetarët e saj dhe për shtetin.
“Ne nderkohe, qe nga 2014, Kosova s’ka bere me rishikim te sektorit te sigurise, e as prioritet nuk e ka rishikimin e asaj qe sot do te thote siguri per qytetaret e saj dhe per shtetin. Kosova qe nga 2010, nuk ka strategji te re te sigurise, e as plan te reagimit kombetar qe funksionon ne raste reale, e mos te flasim per mungesen komplete te nje sistemi funksionale per menaxhim te emergjencave”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ky është shkrimi i plotë:
Kur nje shtet pret qe ti ndodh nje fatkeqesi qe shkakton viktima ne mase, per te kuptu se siguria si koncept ka ndryshu, atehere situate eshte me te vertete e rende dhe per t’u shqetesu.
Pa dashte me aludu cfare kane me qene rezultatet e hetimit te helmimit te shume qytetareve te Decanit, sabotimi i rezervave te ujit eshte nje nder format e “luftes” se sotme. Ashtu sic eshte edhe zhvillimi I akteve subversive, kampanjave dezinformuese me qellim te shtyrjes se masave te mendojne ne nje forme qe i leverdise armiqeve te shtetit tone te ri.
Ne nderkohe, qe nga 2014, Kosova s’ka bere me rishikim te sektorit te sigurise, e as prioritet nuk e ka rishikimin e asaj qe sot do te thote siguri per qytetaret e saj dhe per shtetin. Kosova qe nga 2010, nuk ka strategji te re te sigurise, e as plan te reagimit kombetar qe funksionon ne raste reale, e mos te flasim per mungesen komplete te nje sistemi funksionale per menaxhim te emergjencave.
Kur te ne ndodhin fatkeqesi, vetem heroizmat e flijimet e skajshme te individeve e grupeve shpetojne jete. Sistemi jofunksional i menaxhimit te emergjencave flene ne krahet e ketyre individeve vetemohues….ashtu si jetet e qytetareve.
Siguria e qytetareve te Kosoves dhe siguria kombetare nuk kercenohet vetem duke “te sulmu me forca te armatosura” por edhe duke te sabotu burimin e ujit apo cfaredo infrastrukture kritike qe ke e nuk je ne gjendje me e mbrojte.
“Uji është një burim themelor për mirëqenien njerëzore dhe ekonomike dhe shoqëria moderne varet në infrastrukturën e ndërlikuar, të ndërlidhur të ujit për të siguruar furnizime të sigurta me ujë të sigurt dhe për të hequr dhe trajtimin e ujërave të ndotura. Kjo infrastrukturë është jetike për mirëqenien e njeriut dhe zhvillimin ekonomik dhe është vulnerabel/pikë e dobët” që të përdoret për çëllime të përçarjes, konfliktit ndërshtetëror dhe se fundi, terrorizmit (Peter H. Gleick).
Me vjen shume keq per qytetaret e Decanit. Kosova, qe nga 2014 ka pas mundësi te punoj per te evitu situata te tilla (nëse ky rast del te jete sabotim i qëllimshëm/helmim). Eshte e drejte e juaja te kërkoni qe shteti yne te përditësoj mënyrën se si e sheh sigurinë kombetare. Eshte e drejte e juaja qe taksat tuaja te paguajnë per nje shtet qe ndërton kapacitetet e duhura per te ju pergjegje kërcënimeve dhe rreziqeve qe ju kanosen. Uroj qe kjo te jete tragjedia e fundit ku shteti yne “zgjohet” pasi me e keqja te kete ndodhe./Botapress/