Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në vizitë zyrtare në Shqipëri. Ndonëse e ka lënë vendin në sanksione nga BE-ja dhe në gjendje të vështirë ekonomike, Osmani nga atje e patrazuar për telashet e qytetarëve po gjen kohë edhe të pozojë.
Ajo ka publikuar në Facebook, një fotografi nga qyteti i Beratit.
“Përshëndetje nga qyteti i një mbi një dritareve! Berati, qyteti ku ngjizen natyrshëm trashëgimia kulturore, arti dhe arkitektura e monumenteve. Si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, le të shërbejë si thirrje për t’i ruajtur thesaret e së kaluarës sonë, si një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe e shpirtit të popullit tonë.”, ka shkruar ajo.
P
Republika e Kosovës prej disa muajsh është nën saksione politike dhe ekonomike të Bashkimit Evropian.
Sanksionet përfshijnë pezullimin e fondeve IPA 2024, përjashtimin e Kosovës nga takimet e nivelit të lartë dhe pezullim të vizitave bilaterale. Gjithashtu, nuk janë marrë parasysh as propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF) si dhe është pezulluar puna e trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.