Kosova gjatë ditës së sotme ka marrë vëmendjen e media botërore për një arsyeje jo të zakonshme, shkruan Botapress.
Gjatë javës së parë të muajit prill në Kosovës është zbuluar një insekt i ri. Ku insekt është quajtur Potamophylax coronavirus.
Profesori Halil Ibrahimi ka kaluar vite duke punuar në një raport hulumtimi mbi një specie të pazakonshme, e cila është gjetur së fundmi në parkun kombëtar të Kosovës, në Bjeshkët e Nemuna
Si profesor i asociuar i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Prishtinës, Prof Halil Ibrahimi ishte duke mbledhur specie të ndryshme në parkun kombëtar, 75 milje (120 km) në perëndim të kryeqytetit Prishtinë, dhe zbuloi se një specie që ishtë shume e ndryshme nga speciet tjera në Ballkan, shkruan Botapress.
Ai është dukshëm më i vogël dhe jeton në një habitat tjetër, në zona të hapura me lartësi të lartë, rreth 2,000 metra (6,500 ft) mbi nivelin e detit.
Gjatë hulumtimit të tij, ai gjithashtu vuri re se lumi Lumbardhi i Deçanit, ku u gjet specia e re, është përkeqësuar rëndë gjatë viteve të fundit për shkak të ndërtimit të një hidrocentrali.
Kosova dhe vendet e Ballkanit kanë një histori të gjatë të ndotjes së mjedisit të të gjitha llojeve, nga uji i ujërave të zeza që derdhen drejtpërdrejt në lumenj deri te shpyllëzimet dhe keqmenaxhimi i hidrocentraleve, shkruan Botapress.
Situata e përgjithshme mjedisore në Kosovë është përkeqësuar gjatë viteve të fundit, me rritjen e ndërtimit, trafikut dhe ndotjes industriale, si dhe përpjekjet e qeverisë për të promovuar hidrocentrale të vegjël si një burim alternative i energjisë.
Njerëzit duhet të “rimendojnë qëndrimin e tyre ndaj mjedisit” sepse këto insekte janë “pengesa e parë para se ndotja të vijë tek njerëzit”, tha Profesor Ibrahimi.
“Ata janë treguesit e parë që diçka po shkon keq në mjedis … në mënyrë që të jemi të përgatitur për ndotjen që ndikon drejtpërdrejt në veten tonë”, shtoi mw tej Ibrahimi, përcjell Botapress.