Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar nisjen e një dërgese humanitare për popullin e Gazës.
Ai tha se kjo dërgesë humanitare ka vlerë prej 500 mijë euro, si dhe përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë për banorët në nevojë në Gaza.
“Sapo morëm njoftimin se anija e ngarkuar me ndihmën humanitare të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e dedikuar për popullin e Gazës, është nisur nga porti i Mersinit në Turqi. Dërgesa jonë humanitare, me vlerë prej 500 mijë euro, përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë për banorët në nevojë atje,” ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.
Ai ka theksuar se, edhe pse vendimi për këtë ndihmë ishte marrë që në janar, realizimi i saj u bë i mundur vetëm pas marrëveshjes së fundit të paqes, të arritur nën udhëheqjen e presidentit amerikan, Donald Trump.
“Kjo ndihmë humanitare përfaqëson angazhimin e Republikës së Kosovës si pjesë e solidaritetit ndërkombëtar dhe përkushtimin tonë për të mbështetur popullatën civile që po përballet me vështirësi tejet të mëdha në Gaza. Na gëzon fakti që jemi qeveria e parë e Republikës së Kosovës që arrijmë të ofrojmë një mbështetje të tillë për banorët e Gazës. Shpresojmë që ajo të kontribuojë, qoftë edhe në mënyrë modeste, në lehtësimin e vuajtjeve dhe në përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet për të gjithë,” ka shtuar Kurti.
Ai gjithashtu ka falënderuar Republikën e Turqisë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për bashkëpunimin dhe ndihmën në realizimin e këtij operacioni humanitar.



Të tjera
Lajme
Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë
Aktuale
Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike
Lajme Opinione
Janina Ymeri ia kujton Kurtit parollën e tij të dikurshme: ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu…”
Deputetja e zgjedhur e LDK-se Janina