• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kosnett zbulon bisedën e mbrëmshme me Kurtin dhe Palmerin

nga Botapress.info
27 Prill, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Ambasadori i SHBA’së në Prishtinë, Philip Kosnett, përmes një njoftimi në llogarinë e tij zyrtare në twitter ka njoftuar se mbrëmë bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë pasur bisedime me Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ku kanë diskutuar për gjerësisht për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kosnett thotë se këto bisedime kanë qenë produktive, derisa thekson se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mbetet qenësor për suksesin në ekonomi dhe në procesin e integrimeve, raporton Botapress.

“Mbrëmë patëm një diskutim të gjerë, dhe produktiv me kryeministrin AlbinKurti dhe Matt Palmer të Departamentit të Shtetit.Procesi i dialogut i udhëhequr nga BE mbetet thelbësor për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin Euro-Atlantik”, ka shkruar Kosnett.

Për dialogun Kosovë-Serbi mbrëmë kanë diskutuar edhe presidentja Vjosa Osmani me zyrtarin amerikan Philip Reeker. Reeker ka thënë se palët duhet tregohen konstruktive në dialogun që duhet të përfundojë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes.

Derisa edhe Departamenti i Shtetit Amerikan sot ka lëshuar një komunikatë për media, ku flitet për dialogun Kosovë-Serbi dhe përkrahjen amerikane në këtë proces që këmngulin se duhet të finalizohet me njohje reciproke.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin punën drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të detyrueshme të normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, e përqendruar në njohjen reciproke, që hedh bazat e një bashkëpunimi dhe prosperiteti të qëndrueshëm. Ne mbështesim Dialogun e lehtësuar nga BE dhe inkurajojmë palët që të angazhohen përsëri në këtë proces me një ndjenjë urgjence për të adresuar çështje teknike dhe politike. Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar angazhimet e tyre në Uashington në mbështetje të qëllimit të normalizimit të plotë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan./Botapress/

Tags: KosonettKurti

Të ngjashme

Aktuale

Kompleksi i Radojçiqit do shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për njësinë me barka (Video)

nga Bota Press
1 Tetor, 2023
Aktuale

Prezantohet plani për aneksimin e veriut, parashiheshin sulme nga 37 pozicione dhe rezistencë e armatosur

nga Bota Press
1 Tetor, 2023
Aktuale

Ja si zhvillonte ushtrime ushtarake grupi terrorist në Serbi për sulmin në Banjskë (Foto)

nga Bota Press
1 Tetor, 2023
Aktuale

Sveçla prezanton dëshmi të reja se si grupi terroristë kishte zhvilluar trajnime ushtarake në Serbi

nga Bota Press
1 Tetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Hoxha: Është arrestuar një person në Jarinje, ekziston lidhja e mundshme me 24 shtatorin
  • Kompleksi i Radojçiqit do shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për njësinë me barka (Video)
  • Prezantohet plani për aneksimin e veriut, parashiheshin sulme nga 37 pozicione dhe rezistencë e armatosur
  • Ja si zhvillonte ushtrime ushtarake grupi terrorist në Serbi për sulmin në Banjskë (Foto)
  • Sveçla prezanton dëshmi të reja se si grupi terroristë kishte zhvilluar trajnime ushtarake në Serbi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.