Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik.
Në këtë takim Konjufca theksoi se pret që në një të ardhme të afërt marrdhëniet mes dy vendeve të kulmojnë me njohje të Kosovës nga Sllovakia.
Njoftimi i plotë i Kuvendit:
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, i cili e ka uruar për detyrën e re dhe konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.Kryekuvendari Konjufca e falënderoi z.Kostilnik për urimin dhe shprehu interesimin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Duke folur për mundësitë e bashkëpunimit, z.Konjufca shfaqi shpresën se në një të ardhme të afërt zgjerimi i marrëdhenieve bilaterale do të kulmojë me njohje të Kosovës nga Sllovakia.Në takim u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike, situatën me pandeminë, si dhe masat e ndërmarra për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.