Mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca, ka nisur fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit.
Ai tha se ky vit përshkruhet me bllokadë institucionale, pasi që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, vendi ende nuk i ka krijuar institucionet.
“Për herë të parë, Kuvendi nuk arriti ta legjitimojë qeverinë e shtetit. Votimit të 26 tetorit i parapriu një krizë politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”, tha ai.
Sipas tij, ky vit do të mbahet mend si vit ku u humb kohë për krijimin e institucioneve të Kosovës.
“Me këtë qeveri e kursejmë Kosovën nga dy palë zgjedhje eventuale. Do të ishte arrogancë ta çonin vendin tonë drejt në zgjedhje. Tash, nëse shkojmë në zgjedhje në dhjetor, kush do të na garantojë që do t’i shmangin ato edhe në mars”, tha ai.



Të tjera
Lajme
Tre të lënduar në një aksident mes motoçikletës dhe këmbësorëve në Prishtinë
Një aksident trafiku me lëndime ka
Lajme
Arrestohet një person në Pejë për përmbajtje abuzive ndaj fëmijëve në internet
Një person është arrestuar në Pejë
Aktuale
Kurti në Han të Elezit: Mos me t’u njoftë fitorja e mos me t’u pranu rezultati tregon që i kemi disa sfida si shoqëri
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka