Kryediplomati Glauk Konjufca, i cili është edhe i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për President, ka sqaruar më tej deklaratën e tij për tërheqje nga kandidatura e tij. Ai sot tha se jep dorëheqje nga kjo kandidaturë nëse propozimi nga opozita është jopartiak.
“Kryeministri e ka vendosur njëfarë kornize. Të mos jetë drejtpërdrejt i partive politike ky president nëse vendoset konsensual, pra të mos jetë drejtpërdrejt prej kryesive. Për shembull, të mos jetë nënkryetari i tyre apo kështu shumë i afërt, që vjen prej rangjeve, strukturave të partive”.
I pyetur nëse do të ishte i pranueshëm kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, Konjufca tha: “Nuk e di, s’kemi folur në këtë dimension”.
“Nëse është politik, Vetëvendosja ka shkuar me propozimin e vet. Më lypshin me qenë kryeparlamentar, tash nuk e di pse s’po ju pëlqen tash president”.
Ai tha se nëse diskutohet për president partiak atëherë kjo duhet të bëhet me marrëveshje politike.
“Deri tash nuk o hap ky opsion për president partiak. Deri tash asht hapur për president jo-partiak. Nëse është jopartiak, unë jap dorëheqje prej kandidaturës time. Jap dorëheqje sepse po gjendet një i të gjithëve, kush jam unë me mbyllë rrugë”./



Të tjera
Aktuale
Vjosa Osmani hap fushatën e LDK-së me thirrje për unitet kombëtar dhe rikthim te Rugovizmi
Me një fjalim të mbushur me
Aktuale
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 1 vit nga 200 euro në muajt për çdo të porsalindur
“Ne do ta bëjmë shtetin krah
Lajme
Abdixhiku premton se nuk do të jetë asnjë pension më pak se 300 euro
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike