Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, në seancën e thirrur për presidentin ku të pranishme nuk janë partitë kryesore opozitare, tha se për 7 vjet ndodhën 3 kriza politike në Kosovë, që sipas tij, “ishin përpjekje e opozitës me rrëzu Qeverinë Kurti”. Konjufca tha se “kjo qeveri, po synohet me u rrëzu me presidentin”.
Konjufca në foltore të Kuvendit tha: “3 kriza na kanë ndodhë në katër palë zgjedhje për 7 vjet, tri krizat e kanë pas arsye themelore përpjekjen për mospranim të rezultatit zgjedhor, ose përpjekje për përmbysje të rezultatit zgjedhor”.
“Kriza e vitit 2020 e ka pas formën e daljes së LDK-së nga koalicioni… pra mospajtimin që kryeministër me qenë Kurti dhe mospajtim pse populli ja ka dhanë mandatin VV-së”, tha ai.
Konjufca, si krizë të dytë, përmendi edhe bllokadën e vitit të kaluar, që sipas tij nga kriza e dytë u pamundësua vetëkrijimi i qeverisë.
“Kriza e tretë është kjo që po e kalojmë tash, bashkimi i opozitës me shfrytëzu çështjen e presisidentit që përmes pamundësimit të kuorumit të çojnë në zgjedhje”.
Sipas tij, kjo po bëhet me “rrëzu qeverinë”.



Të tjera
Aktuale
Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku zyrtarisht tërhiqen nga kandidaturat për President
Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku
Lajme
Haradinaj e quan qesharake seancën ku po diskutohet për presidentin
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në
Lajme
Konjufca: Kjo qeveri po synohet me u rrëzu me presidentin
Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, në