Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Irlandë, ku ka takuar përfaqësues të lartë shtetërorë dhe parlamentarë, me fokus forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe integrimin evropian të Kosovës.
Gjatë vizitës, ai u takua me Ministren për Punë të Jashtme dhe Tregti, Helen McEntee, me të cilën diskutoi për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Në vizitën time të parë bilaterale në Irlandë pata kënaqësinë të takohem me Ministren për Punë të Jashtme dhe Tregti znj. Helen McEntee, me të cilën diskutuam për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Irlandës, miqësinë mes popujve tanë dhe shumë vlera të përbashkëta që ndajmë,” ka deklaruar Konjufca.
Ai theksoi se ekziston një vullnet i përbashkët për të thelluar raportet mes dy shteteve.
“Ishte vlerësim i përbashkët që raportet tona duhet të zgjerohen dhe intensifikohen në shumë drejtime dhe fusha”, u shpreh ai.
Një ndër temat kryesore të takimit ishte integrimi evropian i Kosovës, ku Konjufca bëri të ditur se ka kërkuar mbështetjen e Irlandës për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Duke qenë se Irlanda do të marrë drejtimin e presidencës së Bashkimit Evropian, kërkuam mbështetjen e tyre në pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE”, tha ai.
Sipas tij, palët u pajtuan se Kosova duhet të jetë pjesë e proceseve integruese rajonale.
“U dakorduam që Kosova nuk mund të veçohet nga procesi dhe përcaktimi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian,” shtoi Konjufca.
Gjatë qëndrimit në Irlandë, ai zhvilloi takime edhe me anëtarë të Komitetit të Përbashkët për Çështjet e BE-së të parlamentit irlandez, si dhe me senatorin Pat Casey.
“Këto takime riafirmuan mbështetjen parlamentare të Irlandës për rrugën evropiane të Kosovës”, përfundoi Konjufca.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar