Deputetë të Kuvendit të Kosovës kohë pas kohe kanë qëndruar sot në byfenë e Kuvendit të Kosovës, gjatë kohës kur po mbahej seancë plenare.
Me këtë rast, kryekuvendari Glauk Konjufca, ka kërkuar nga ata që të kthehen në sallë.Konjufca duke bërë shaka u ka kërkuar atyre që të kthehen në sallë.Ai ka thënë se meqenëse në byfe është një televizor i vogël, të gjithë ata deputetë që po e dëgjojnë atë, të kthehen në seancë.
”Meqenëse në byfe gjendet një televizor i vocërr, të gjithë ata që po na dëgjojnë prej byfesë, i ftojmë të kthehen”, ka thënë ai.
Në rend të ditës së seancës së sotme ka qenë Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni dhe Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. /Botapress/