Konflikti Rusi-Ukrainë: FBI del me paralajmërimin e fortë…

FBI në raportin e saj më të fundit ka bërë thirrje sektorit privat në SHBA që të kenë kujdes pasi mund të jenë pre e sulmeve kibernetike nga Rusia.

Mediat theksojnë se FBI i ka bërë thirrje autoriteteve të sektorit privat amerikan që të kenë kujdes dhe jenë gati për sulme potenciale kibernetike të kryera nga rusët, pasi që tensionet rreth Ukrainës po kërcënojnë për një trazirë në lindje të Evropës.

“Departamenti i krimeve kibernetike të FBI-së në koordinim me zyrën për sektor privat të kësaj agjencie, ka përpiluar një raport me qëllim që të informoj sektorin privat rreth kërcënimeve për sulme kibernetike që po i sponsorizon shteti rus”, thuhet në deklaratën e FBI-së.

Ndër të tjera FBI ka shtuar se po punon që të mbrojnë Shtetet e Bashkuara nga çfarëdo veprimi rus, duke ritheksuar se “shikuar tradicionalisht”, aktivitetet kibernetike që i sponsorizon Moska rriten kur ka tensione.

LEXO EDHE KETE

E gjithë bota mban frymën: Fillojnë sulmet në Ukrainë, humbin jetën disa ushtarë-Çfarë po ndodh në kufi

Ndërkohë artikulli gjithashtu thekson se situata e sigurisë në Ukrainë mund të përshkallëzohet pa ndonjë paralajmërim-duke shtuar se Moska nëse jo me dhunë, përdor sulmet kibernetik për të krijuar kaos./Botapress.info/

ngjashme