Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas miratimit të vendimit për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024, Ministria e Financave ende s’e ka bërë alokimin e tyre.
“Ju njoftojmë se më 27 nëntor 2025, Asambleja Komunale e Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024. Megjithatë, deri sot, më 02 dhjetor 2025, mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komunës së Prishtinës”.
Komuna tha se në momentin që mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, “qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit”.
Përmes këtyre mjeteve pritet të lëshohet për qarkullim trafiku urban i pezulluar tash e sa ditë në mungesë të financave.
Ky njoftim nga kryeqyteti demanton asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, i cili ka thënë se Ministria e Financave përmes Thesarit ia ka transferuar Komunës së Prishtinës 28 milionë eurot nga të hyra vetanake të komunës për të cilat të enjten u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës./



Të tjera
Aktuale
Përparim Rama takim në Departamentin Amerikan të Shtetit: Prishtina është e hapur për investitorët amerikanë
Kreu i Prishtinës, Përparim Rama,
Lajme
Astrit Desku i bashkohet LDK-së
Mirë se vjen Astrit Desku.
Lajme Opinione
Bloomberg: Evropa në kohën e saj më të vështirë, si të shmanget një përçarje me SHBA-në
Mesazhi nuk mund të