Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender të ri që ka të bëjë me furnizimin e barnave për pacientët që i nënshtrohen procedurës së fekondimit in vitro (IVF).
Bëhet fjalë për medikamente të cilat përdoren gjatë procesit të trajtimit të infertilitetit dhe që shpesh kanë kosto të larta në sektorin privat, shkruan IndeksOnline.
Këtë iniciativë e ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga ministri në detyrë, Arben Vitia, duke ndarë një shumë fillestare prej 173,373.75 eurosh.
Me këtë kontratë, ministria ka kërkuar gjithsej 11 artikuj, të cilët pritet të sigurohen për klinikat dhe institucionet që ofrojnë procedurën IVF
Kontrata është paraparë të zgjasë 12 muaj, ndërsa ofertuesit kanë kohë të dorëzojnë dokumentet deri më 19 janar të vitit 2026, sipas njoftimit zyrtar.
Ky hap vjen në një periudhë kur gjithnjë e më shumë çifte në Kosovë po kërkojnë mundësi të tilla brenda sektorit publik, me qëllim të uljes së kostove dhe lehtësimit të qasjes në trajtim. Ministria ndërkohë pritet të vazhdojë procesin e prokurimit sipas procedurave ligjore deri në përzgjedhjen e ofertës më të përshtatshme.





Të tjera
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike
Aktuale
Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë
Ministri në detyrë i Financave, Punës
Aktuale
Haga zbulon pse u kërkua kohë shtesë në rastin e Thaçit e të tjerëve
Gjykata Speciale doli me njoftim lidhur