Kompania “Sallahu SH.P.K”, ka bërë një reagim pas deklaratave të deputetes së LVV-së, Jeta Statovci, për tenderin e fituar nga Komuna e Prishtinës që ndërlidhet me ndërtimin e Rrugës A.
Statovci dje ka thënë se Komuna e Prishtinës i ka dhënë tenderë prej 8.5 milionë eurosh kësaj kompanie, pronari i së cilës sipas saj, ishte i dënuar për mashtrim dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.
Chollet telefonon Kurtin, diskutojnë për dialogun, zbatimin e marrëveshjes dhe situatën në veri
Sipas saj, “Sallahu” me pronar Naim Sallahun, e ka të ndaluar nga Apeli që të marrë pjesë në prokurim publik, për një periudhë 10-vjeçare deri në vitin 2028, transmeton Botapress.info
“Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere shpreha shqetësimin rreth zhvillimeve të fundit në OSHP lidhur me tenderin 8.5 milionësh, tender ky për rregullimin e rrugës A në Kryeqytet, rast i cili tashmë ka aktivizuar edhe Prokurorinë e shtetit. Shqetësimet implikojnë dhe OSHP-në në trajtimin e kesaj lënde”, tha ajo në Facebook, teksa ka shtuar se Prokuroria e Shtetit ka nisur hetimet mbi këtë çështje.
“Kultura e zhvatjes së parasë publike, ikjes nga përgjegjësitë ligjore, favorizimi i kompanive të caktuara që kanë lidhje politike, anipse zyrtarëve të tyre ju janë shqiptuar denime dhe ndalesa 10 vjeçare në proces prokurimi, duhet të marrë fund në vendin tonë”.
E këto deklarata të ligjvënëses së pushtetit sipas ndërmarrjes “Sallahu” janë shpifje, për çka e kanë paralajmëruar se do ta ndjekin edhw ligjërisht.
“Me këtë rast shprehim shqetësimin tonë lidhur me deklarimet në Parlamentin e Republikës se Kosovës konkretisht në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Trasnfere nga të zgjedhurit e popullit te cilët janë betuar se “me nderë do ta kryejnë detyrën, do ta përfaqësoje me dinjitet popullin do të punojnë në interes të Republikë së Kosovës dhe te gjithë qytetarëve të saj, do te angazhohen për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe te integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit me standardet evropiane”, thuhet në reagimin e kompanisë “Sallahu”, të dërguar në redaksinë e Paparacit.
“Znj.Statovci në deklarimet në Komisionin për Buxhet , Pune dhe Transfere, konstaton një gjendje duke u bazuar në një lajm/artikull i cili është shkruar vetëm në pretendime, duke bere kështu deklarime pa vërteta – shpifje ,dhe kjo përbën vepër që ndiqet ligjërisht”, thuhet tutje.
“Sallahu” është shprehur e shqetësuar për deklaratat e deputetes Statovci, duke thënë se nuk ka ofruar asnjë fakt në pretendimet e saja.
“Me këtë rast shprehim shqetësimin se si një deputete e Kuvendit te Republikës se Kosovës konstaton dënimin e pronarit të kompanisë dhe ndalesën e kompanisë për të marrë pjesë në procedura tenderuese pa asnjë prove”.
Këto deklarata dhe akuza të zyrtarëve shtetërorë, sipas ndërmarrjes, krijojnë pasiguri juridike dhe krijojnë një ambient të papërshtatshëm për të bërë biznes, “njëherë ndikon edhe në investime nga investitorë serioz”.
“Tendencat e zyrtarëve shtetërorë , për të ndikuar në institucionet e drejtesise dhe ne institucionet e pavarura , ndikon në ushtrimin e funksionit të tyre në mënyrë të drejtë dhe te pavarur dhe cenon demokracinë ne vend”.
Në reagimin e tyre, kompania “Sallahu” ka dërguar edhe dy vendimet e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Këshillit për Mediat e Shkruara të Kosovës, ku siç thonë ata, vërtetojnë se “akuzat dhe konstatimet e Statovcit nuk qëndrojnë”.
Fituesi i tenderit për aktivitetin e prokurimit ‘”Ndërtimi i rrugës A – pjesa e Parë”, ishte shpallur Naim Sallahu. Ai qe dënuar me gjashtë muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë për falsifikim të dokumentit zyrtar.
Dënimi me burgim ndaj tij ishte zëvendësuar me pagesën e gjobës prej tre mijë euro.
Vendimi ishte marrë nga Themelorja më 30 mars të 2018-s. Bazuar në vendimin e Themelores, Sallahu kishte paraqitur një dokument të falsifikuar kinse nuk ka obligime tatimore ndaj ATK-së./Botapress.info/