Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të caktuara për 7 qershor 2026, po afrohen, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nënshkruar kontratën për shërbimet postare të votimit jashtë Kosovës.
Sipas njoftimit nga E- prokurimi, kontrata “Shërbime postare për Votimin Jashtë Kosovës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2026”, parasheh dërgimin e zarfeve me fletëvotime për votuesit e regjistruar në diasporë.
Kompania fituese e tenderit është 3 P SH.P.K.
Për realizimin e këtyre shërbimeve postare, nga buxheti i shtetit janë ndarë hiç më pak se 2,360,000 euro.

Po ashtu, sipas KQZ-së, operatori ekonomik ka bërë zbritjen e ofertës për të dy lotet sipas kërkesave të autoritetit kontraktues. Vlera e loteve është ndarë si vijon: Loti 1 – 2,000,000 euro, Loti 2 – 85,000 euro
Në total, shuma e loteve arrin në 2,085,000 euro, duke paraqitur dallim me shumën prej 2.36 milionë euro të përmendur si vlerë e kontratës së nënshkruar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e shqyrtimit të aplikimeve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Në përgjithësi janë aprovuar 131,800 votues jashtë vendit nga 142,803 aplikues.
Sipas të dhënave të bëra publike nga KQZ, numri më i madh i qytetarëve të regjistruar kanë zgjedhur votimin përmes postës, ndërsa mijëra të tjerë do të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Votimi përmes postës do të fillojë më 25 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor, ndërkaq, një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, më 6 qershor organizohet votimi në përfaqësi diplomatike organizohet.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,