Ditë më parë, Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi Mbledhjen e LVI të Këshillit të Përgjithshëm.
Ndryshe nga herë të tjera, kjo mbledhje zgjati dy ditë rresht, duke ofruar diskutime të thelluara përmes paneleve të shumta, të fokusuara në fushat kryesore zhvillimit të vendit.
Meqë po shkojmë edhe drejt zgjedhjeve dhe partitë politike kanë nisur angazhimet e tyre, në atë mbledhje temë ishin edhe zgjedhjet e ardhshme nacionale.
Nga fjalimi i gjatë i kryeministrit Albin Kurti, ai përmendi edhe një çështje tjetër. Kurti i këshilloi anëtarët e VV-së që të mos bëjnë garë mes vete gjatë zgjedhjeve.
“Duhet të kuptojmë që gara me njëri-tjetrin është produkt i ndasive që і nxitin të tjerët. Ajo nuk na shërben neve dhe nuk i shërben qytetarëve. Stoiket e kanë vënë re qysh në kohërat antike që gara e vetme qe duhet ta kemi është ajo me vetveten, natyrisht vetëm nëse përmirësimi dhe progresi janë qëllimet tona” tha Kurti.
Ditë më parë Lëvizjes Vetëvendosje iu larguan dy deputetë. Eman Rrahmani dhe Visar Korencia kanë ndarë rrugët me Kurtin duke iu bashkuar “Listës për familjen”
Batusha: Nuk ka të bëjë me përçarje
Por, pavarësisht kësaj, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, në një përgjigje të shkurt për “Bota sot”, thotë se nuk ka përçarje mes anëtarëve të VV-së.
Ai tha se këshilla e kryeministrit Kurti është e bazuar në vlerat dhe parimet e VV-së.
“Nuk ka të bëjë me përçarje. Janë porosi të kryetarit dhe kryeministrit të bazuara në vlerat dhe parimet e VV-së. Synimet tona elektorale janë të qarta, andaj duhet së bashku si aktivist të bëjmë më të mirën që mesazhi ynë të shkoj tek secili qytetarë”, ka thënë deputeti i LVV-së, Batusha.
Ahmeti: Thirrja e Kurtit është e arsyeshme, por ndoshta e vonuar
Kurse, analisti Hidajet Ahmeti këtë e sheh si të natyrshme për një parti që siç thotë ai i ka fituar 50% të votave.
Sipas tij, me afrimin e zgjedhjeve, shtohen edhe ambiciet.
“Është shumë e natyrshme të krijohen ndasi e përçarje në një subjekt që ka fituar mbi 50% të votave, pasi rriten ambiciet e anëtarëve të saj. Por është akoma më prezente kjo frymë, kur sondazhet e fundit e nxjerrin Vetëvendosjen si subjektin e parë, me diferencë shumë të madhe nga subjekti i dytë. Tash kur zgjedhjet po afrohen, entuziazmi akoma më shumë rritet, ambiciet shtohen e problemet e brendshme thellohen”, thotë ai.
Tutje, ai shprehet se kjo mund të rregullohet me rregulla të brendshme dhe ambiciet mund të shuhen, sepse rregullat e lojës nuk do t’i lejojnë.
“Thirrja e Kurtit është e arsyeshme, por ndoshta e vonuar. Për një subjekt që thirret në demokraci të brendshme, duhet vlerësuar edhe zërat ndryshe dhe secili anëtarë në bazë të rregullave duhet t’i jepet mundësia të kaloj nëpër filtrat e përcaktuar me rregullim të brendshëm, por është më se normale që ambiciet e sëmura të shuhen, pasi rregullat e lojës nuk do t’i lejojnë”, përfundon ai
Të tjera
Aktuale
Albulena Haxhiu dështon për herë të dytë të zgjedhet Kryetare e Kuvendit
Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje propozoi
Aktuale
Haradinaj lëshoi sallën, si votuan deputetët për Haxhiun si kryeparlamentare?
Propozimi që Albulena Haxhiu të marrë
Aktuale
Krasniqi: Procesi ishte bllokuar sepse po shihet se VV-ja s’i ka numrat
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës,