Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka kryer sot një vëzhgim përgjatë vijës kufitare me Serbinë me një helikopter hungarez H145, pjesë e Detashmentit të Aviacionit të KFOR-it.
Sipas njoftimit të KFOR-it, helikopteri hungarez dhe ekipi i tij, të sapoangazhuar në mision, do të kryejnë operacione fluturimi në mbarë Kosovën, duke përforcuar kapacitetet e Inteligjencës, Mbikëqyrjes dhe Zbulimit (ISR) të KFOR-it.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme” thuhet në njoftim.
Po ashtu, KFOR-i thekson se bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në përmbushjen e roleve të tyre si institucione të sigurisë.



Të tjera
Lajme
Emisari i BE-së Karen Pierce, fokus dialogu Kosovë – Serbi
Emisari i Bashkimit Evropiane për dialogun
Lajme
Nis fushata e VV-së në Ferizaj
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur zyrtarisht fushtën
Lajme
Subvencionimi i aviokompanive nis nga e hëna, kaq do të fitojnë
Nga e hëna do të nisë