Më datë 19 qershor 2025, në mbledhjen e mbajtur në qytetin Wuppertal, Kryesia e Nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për Nordrhein-Westfalen (NRW) në Gjermani, mori vendim unanim për të nderuar Kolonel Tahir Zemajn me Mirënjohjen “Ora e Presidentit 2025”, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e vlerave shtetformuese, institucionale dhe kombëtare të Kosovës.
Ceremonia zyrtare e ndarjes së kësaj mirënjohjeje do të mbahet në gusht 2025, në Selinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë, ku familjes së Kolonel Tahir Zemajt do t’i dorëzohet ky vlerësim simbolik e moral nga ana e mërg
“Ora e Presidentit” është një mirënjohje e veçantë që simbolizon përkushtimin, kohën dhe vizionin që figura të mëdha si Kolonel Zemaj i kanë dhënë çështjes kombëtare, duke qëndruar besnikë ndaj vizionit paqësor, institucional dhe atdhetar të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.
Me këtë vendim, Nëndega e LDK-së për NRW – Gjermani, përçon një mesazh të qartë se kujtesa historike, respekti për veprat e mëdha dhe uniteti mbi vlerat e LDK-së janë themele që do të vazhdojmë t’i ruajmë e t’i kultivojmë.
Të tjera
Aktuale
Shqipëria e “dridh” Serbinë, Manaj shënon gol
5’ Ka përfunduar pjesa e parë
Aktuale
Kurti futet në afatin kushtetues prej 15 ditësh pa asnjë koalicion – A do të arrijë t’i bëjë 61 për Qeverinë e re?
Pas konstatimit të djeshëm se seanca
Aktuale
Shtatë shtetas të Shqipërisë arrestohen në një shtëpi në Podujevë
Pesë gra dhe dy burra janë