Koha kur Kurti fyente Policët e Kosovës: O ti majmun, në Mitrovicë në urë të Ibrit t’i kanë poshtru kolegët e tu…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dikur i fyente Policët e Kosovës.Por, tani kur situata e përgjithshme në veri të vendit është e tensionuar me incidente të vazhdueshme dhe me policë të plagosur, kryeministri Kurti nuk po i ndjek e as po i fyen, por po i viziton ata në spital.

Në protestën për Trepçën e shkarkimin e ish-ministrit Jabllanoviç, kryeministri i tanishëm Albin Kurti ishte vënë në ndjekje të një polici të Kosovës, duke e ofenduar madje me fjalën “o majmun”.

LEXO EDHE KETE

‘Operacioni’ për shtyrjen e zgjedhjeve, si lëshoi pe Kurti pa shumë zhurmë

Në videon e publikuar në atë kohë, Kurti dëgjohet duke folur me ton të lartë në drejtim të një polici.

“O ti majmun, o majmun… në Mitrovicë në urë të Ibrit t’i kanë poshtru, t’i kanë poshtru kolegët e tu në Dumincë, s’tu ka ni zani, s’tu ka ni. Ik tash” -iu drejtua Kurti policit që ik nga ai.

Përveç Kurtit, Policinë e Kosovës dikur e gjuante me gurë edhe Ministri I Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Në një video të viteve me parë gjatë protestave të VV-së, Sveçla shihet duhet hedhur gurë në drejtim të policisë dhe duke ikur pastaj.

Ministri i tanishëm i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke gjuajtur gur në drejtim të Policëve

Ndryshe, kreu i Qeverisë së Kosovës, dy ditë më parë vizitoi policin Ekrem Neziri, i cili u plagos në veri.

Ai tha se me policë të tillë mbahet shteti dhe se kriminelët do të ndiqen dhe dënohen.

Ndër tjerash, Kurti ka kërkuar që barrikadat e kriminelëve me maska në veri të largohen menjëherë./Botapress.info/

ngjashme