Avokati Arianit Koci përmes një shkrimi në Facebok ka reaguar reth një thirrje që ka pranuar gjatë ditës së sotme. Ai tregon që dikush e ka thirr në telefon për ta pyetur nëse ka votuar, përcjell Botapress.info
Koci thotë se në momentin që e pyeta se kush ishte dhe për çfarë qëllimi i duhet kjo informatë, ajo e ka mbyllur telefonin. Kjo sjellje sipas avokatit është e turpshme dhe tregon që kemi probleme serioze.
Postimi i plotë
“Mirëdita. A keni votuar sot?” – po më thotë një zë femre në telefon.
Intonacioni i zërit ishte, thuajse kam obligim me u përgjigjë.
Më fal i thashë, i kam 3 pyetje para se me u përgjigjë:
– Kush jeni ju;
– Kush ja u ka dhënë numrin;
– Për çfarë qëllimi po ju nevojitet kjo informatë.
E ndali telefonin, pa fije respekti.
Kemi probleme serioze.
Kultura dhe kurtoazia elementare mësohet në fëmijëri.
E pa te, është e kotë shkollla.