Avokati Arianit Koci ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me rastin e tmerrshëm që u raportua dje mbi një foshnje të vdekur që ishte mbështjellë me çarçafë dhe ishte futur në lavatriçe.
Ai ka përmendur edhe rastet e fundit që ndodhën këto ditë, përfshirë vdekjen e një të paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan dhe rastin tmerrues të Hamide Magashit që ishte vrarë në oborrin e QKUK-së.
“Të gjitha këto raste makabre, ndodhën brenda disa ditësh në Kosovë. Në të trija rastet, shteti – zyrtarët shtetërorë, janë përgjegjës. Vite me radhë, nuk kërkohet dhe nuk jepet përgjegjësi.” – u shpreh z. Koci në profilin e tij në Facebook.
Në lidhje me rastin e djeshëm kishin ndodhur disa suspendime por megjithatë jo nga zyrtarë të nivelit të lartë.