Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani Perëndimor, do të ketë në Gjermani, sipas marrëveshjes së re të koalicionit.
Koalicioni synon të kufizojë rregulloren e Ballkanit Perëndimor, e cila deri më tani lejonte ardhjen e rreth 50 mijë punëtorëve të pakualifikuar në vit.
Numri do të përgjysmohet në 25 mijë.
Politika e migracionit ishte ndër temat kryesore të fushatës, për shkak të barrës financiare mbi komunat. Si tregues i ashpërsimit, Ministria e Brendshme do t’i kalojë partisë bavareze Unionit Kristian-Social (CSU).
Çka është Rregullorja për Ballkanin Perëndimor?
Më 1 janar 2021 në Gjermani ka hyrë në fuqi rregullorja vijuese e të ashtuquajturës “Rregullore për Ballkanin Perëndimor. Përmes kësaj rregulloreje Qeveria Federale shtetasve nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u ka krijuar qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës. Kjo vazhdon të mbetet e vlefshme për çdo lloj vendi pune – pavarësisht kualifikimit të njohur.
Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë ju duhet një të keni një ofertë detyruese pune nga një punëdhënës në Gjermani dhe një vizë nacionale. Për vendin e lirë të punës nuk duhet të ketë në dispozicion kandidatë të privilegjuar. Kandidatët e privilegjuar janë punëkërkuesit gjermanë, ose shtetasit e BE-së. Për më tepër, paga dhe kushtet e punësimit nuk duhet të jenë më pak të favorshme, se ato tek një punëdhënës tjetër i krahasueshëm në Gjermani.
Nëse keni gjetur një vend pune të përshtatshëm, atëherë kërkoni nga punëdhënësi një ofertë detyruese në formë të Deklaratës së punësimit.



Të tjera
Aktuale
Ish-ambasadori holandez: Nëse ka proces të drejtë, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka zhvilluar
Aktuale
Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën
Aktuale
Dogana asgjëson qindra pako me shamponin e njohur në treg, ishte i falsifikuar
Dogana e Kosovës ka asgjësuar një