Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në FRONTAL në T7 ka hedhur poshtë çdo mundësi për një koalicion të mundshëm mes kësaj partie dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Tahiri ka deklaruar se PDK është e bindur që me VV-në s’mund ta bëjnë Kosovën më mirë.
Ai ka thënë edhe se këtë parti s’mund t’i rrisësh as pagat, as pensionet e s’mund t’i largosh sanksionet.
‘‘Jemi të bindur që me VV-në në koalicion nuk mund të bëjmë këtë vend më mirë. 2 vjet që jemi nën sanksione të BE-së, dallimet në qeverisje i kemi jashtëzakonisht të mëdhaja. Përgjigjja jonë është e prerë JO, jemi të interesuar që VV-në me dërguar në opozitë. Me VV s’mundesh as mi rritë pagat, as pensionet as s’mundesh me i hjek sanksionet, qysh me qeverisë me ta?’’, ka thënë ai. /



Të tjera
Lajme
Kush janë ministrat në detyrë më të votuar në Vetëvendosje
Me 20.10 për qind të votave
Lajme Opinione
Rezultati i LDK-së, flet për herë të parë Hykmete Bajrami
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Shefi i OSBE-së kërkon formimin e shpejtë të institucioneve
Shefi i Misionit të OSBE-së në