Skuadra nga Turqia, Kocaelispor ka pushtuar mediat botërore me veprimin që e ka bërë për t’i shpëtuar rënies nga kategoria e dytë e futbollit turk.
Pas një serie prej tetë ndeshje rresht pa fitore dhe rënies në pozitën e 15-të në tabelë, me vetëm një pikë larg zonës së rënies në kategorinë e tretë, klubi ka therë një kurban.
Këtë veprim te Kocaelispori e kanë bërë me shpresën se do t’i shpëtojnë rënies dhe sezonin e ri, do të jenë pjesë e kategorisë së dytë të Turqisë. Ishin krerët e klubit që morën këtë vendim ndërsa kafsha u therë në stadium para fillimit të stërvitjes.
“Përgatitjet tona vazhdojnë. Skuadra jonë sakrifikoi një kurban para stërvitjes”, ka shkruar Kocaeli në “Twitter”.