Ky lëng është i pasur me polifenolë, kalcium, magnez, hekur, fosfor, sulfur, kalium, jod si dhe vitaminat A, B1, B2, B6, C, K por edhe acid folik. Lakra përmban shumë polifenolë ose siç njihen ndryshe si antioksidantë që pakësojnë shfaqjen e sëm. undjeve kan. ce rogjene dhe atyre kro nike.
Mineralet e rëndësishme që përmban ky lëng e bëjnë atë të rëndësishëm në mbrojtjen e kockave por edhe në uljen e tensionit të gja kut.
Kundër ulçerës në stomak.
Lëngu i lakrës trajton ulçerën në stomak, sipas shkencëtarëve, ky lëng i pasur në vitamina dhe minerale forcon rezistencën e shtresës së stomakut ndaj acideve.
Ndihmon funksionin e mëlçisë.
Lëngu i lakrës përmban antioksidantë që luajnë një rol në detoksifikimin e mëlçisë. Mëlçia luan një rol vendimtar në funksionet e ndryshme metabolike të trupit.
Kundër shenjave të moshës.
Pini një gotë me lëng lakre në ditë për të shmangur plakjen e parakohshme të lëkurës dhe tharjen e saj, por lëngun e lakrës mund ta përdorni edhe si një maskë lëkure
Kundër helmimit nga alk oli.
Ky lëng rekomandohet kur e keni tepruar me alk olin apo jeni hel muar nga ushqimi dhe pastron sistemin tretës sepse përmban shumë ushqyes.
Flokë të shëndetshëm
Lëngu i lakrës ka në përmbajtje shumë sulfur dhe është shumë efikas për forcimin e flokëve dhe shmangien e rënies së tyre. Pini një gotë me lëng lakre çdo mëngjes dhe përdoreni këtë lëng edhe si maskë flokësh h./Botapress.info/